Site icon PORTALB

Gratë me sterilitet, fekondim artificial me qelizat e tyre gjenetike

Gratë që për arsye mjekësore për të bërë fertilizimi in vitro ishin të detyruar që të blejnë qeliza vezore nga jashtë, nga data 16 të këtij muaji, mund të përpiqen që të ngelin shtatzëne nëpërmjet fekondimit artificial me qelizat e tyre gjenetike. Kjo risi është parashikuar me ndryshimet e rregullores për fekondim.

Branko Axhigogov, zëdhënës i Fondit për sigurim shëndetësorë thotë se ky ndryshim është bërë që t’ju ndihmojë çifteve bashkëshortore që po mjekohen për sterilitet, ta shfrytëzojnë të drejtën për fertilizim in vitro.

Ai sqaroi se deri më tani çiftet kanë pasur të drejtë të in vitros vetëm nëpërmjet materialeve nga donatorë, të cilët parat e tyre e kanë siguruar nga jashtë. Sigurimi i qelizave nga jashtë siç informoi Axhigogov, çiftet i ka kushtuar 2 mijë deri 3 mijë euro.

 

Exit mobile version