Site icon PORTALB

Shpërthen Erdogani: Ofendon gazetaren e Economist dhe Der Spiegel

Gjatë kampanjës presidenciale në Turqi, një ngjarje jo e favorshme ka ndodhur në qytetin  Malatya, ku kryeministri Erdogan ka ofenduar gazetaren Amberin Zaman , punonjëse në javoren më me ndikim në botë, The Economist.

Pa e përmenduar me emër, Erdogani ka thënë se “një milatante e maskuar me profesionin gazetare, si dhe njëherësh edhe e grua e paturpshme, ka prekur ndjenjat e 99% të muslimanëve turk.”
Shkak për këtë vërejtje, Erdogani ka shfrytëzuar artikullin e gazetares Zaman, ku ka folur për gratë me shami. Gazeta, The Economist, shpesh ka qenë kritike kundër Erdoganit, kjo duke pasur parasysh se ka tematikë të majtë e liberale .

Një ditë më parë, Erdogani ka kritikuar edhe magazinën më të madhe gjermane, Der Spiegel, që sipas tij, dëshiron  ta fus në kaos Turqinë. Në rubrikën e fundit, kjo magazinë i ka kushtuar disa faqe mbi mundësine e vendosjes së autokrocasië në Turqi.

Në Maj të këtij viti, Freedom Hause, vlerësoi se mediat në Turqi janë “jo te lira”, nga “pjesërisht të lira” që ishin para disa kohësh. /Portalb

Exit mobile version