Dy shqiptarë me nënshtetësi të Republikës së Shqipërisë duhet të paguajnë dënim prej 250 eurove dhe brenda një viti nuk iu lejohet që të hyjnë në territorin e Maqedonisë, ngase policia i ka kapur duke qëndruar në shtet pa leje, respektivisht kanë punuar në një lokal në fshatin Veleshtë, Strugë.
Me qëndrimin e tyre, duke punuar në lokal kanë keqpërdorur qëndrimin turistik duke punuar punë pa leje, informojnë nga MPB-ja.