Site icon PORTALB

Aksident i tmerrshëm në Gjermani i futbollistit nga Kosova, Ilir Azemi

Aksident i tmerrshëm në Gjermani i futbollistit nga Kosova

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Azemi, është aksidentuar në Nurnberg, dhe është dërguar në spital në gjendje tepër të rëndë. 

Makina me të cilën udhëtonte sulmuesi i Greuther Furthit dhe kombëtares së Kosovës, është përplasur me një furgon, mëngjesin e sotëm në Nurnberg. 



Sipas mediave në Gjermani, Ilir Azemi mbeti për disa minuta i bllokuar brenda makinës së tij, tip Audi, por falë ndërhyrjes së njësive të emergjencës u bë e mundur nxjerrja e tij nga automjeti i dëmtuar. 

Exit mobile version