Site icon PORTALB

Ebola, mbërrin në Europë i prekuri i parë

I sëmure me Ebola

Virusi vdekjeprurës afrikan Ebola mbërrin edhe në Europë.

Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar se një prift 75-vjeçar ka rezultuar pozitiv ndaj virusit dhe është infektuar teksa jepte kontributin e tij humanitar në një spital në Liberi.

Gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Në Gjenevë, zyrtarë të OBSh janë mbledhur për të diskutuar për situatën dhe për të përcaktuar nëse epidemia përbën një rast urgjent ndërkombëtar.

Më shumë se 930 persona kanë vdekur deri tani nga Ebola në shtetet e Afrikës perëndimore:

Guine, Liberi dhe Sierra Leone.

Aktualisht është eksperimentet për një medikament që lufton virusin po vijojnë, por rezultate nuk janë ende të pritshmit.

Për këtë çështje, Presidenti Obama tha në Samitin e Uashingtonit me liderët afrikanë, se procesi testues duhet të vijojë normalisht, pa nxitim.

Exit mobile version