Nisni nga ushqimi– Përdorni sa më shumë fruta, perime, ushqime integrale, vaj ulliri dhe evitoni yndyrat shtazore dhe gjalpin. Një regjim ushqimor i shëndetshëm stimulon pjellorinë.
Kujdes me peshën trupore– Obeziteti pengon pjellorinë qoftë tek femra, edhe tek mashkulli. Pesha e tepërt zbeh aktivitetin e vezoreve dhe prodhimin e spermatoziodëve.
Kujdes edhe me dobësinë– Një peshë ndjeshëm e ulët, redukton me 20% mundësinë për të ngelur shtatzënë, kjo pasi faza e pjellorisë është shumë e ulët.
Duhani dhe alkooli– Ndikojnë negativisht në periudhën e pjellorisë së femrës dhe reduktojnë numrin e spermatozoidëve te mashkulli.
Aktiviteti fizik- Praktikoni së paku gjysmë ore në ditë aktivitet fizik. Në këtë mënyrë organizmi është më i prirur për të qenë më pjellor. Mirëpo nuk duhet tepruar, pasi masa e tepërt muskulore mund të bllokojë pjellorinë.
Dielli– Qëndrimi në diell lehtëson marrjen e vitaminës D dhe rregullon fazën e pjellorisë. Nuk është rastësi që pjesa më e madhe e ngjizjeve ndodhin në muajin gusht, kohë kur trupi ekspozohet më shumë në diell.
Masat mbrojtëse– Qysh në fillimet e aktivitetit seksual duhet të përdorni masa mbrojtëse për të shmangur infeksionet bakteriale që mund të provokojnë sterilitet. Raportet e pambrojtura stimulojnë patologji të ndryshme.
Mos prisni shumë- Mos prisni shumë për të ngelur shtatzënë, pasi me kalimin e viteve mundësia reduktohet, veçanërisht tek femra. Mosha më e mirë e pjellorisë për femrën është nga 20 deri në 26 vjeç. Kjo pasi me kalimin e viteve përkeqësohet gjendja e vezoreve. Gjithashtu të dy partnerët minimalisht duhet të bëjnë kontrolle një herë në vit, femra te gjinekologu dhe mashkulli te andrologu.