Site icon PORTALB

Snowden: Daljet e Obamës për Gazën janë vetëm ‘show’ mediatik

Në një dokument Top Secret, të publikuar së fundi nga ish agjenti amerikan, Edward Snowden, bëhet e ditur se bashkëpunimi i Mosad-it dhe NSA është më i gjërë se çështë menduar. Izraelitët kanë akses të përgjithshëm mbi NSA dhe veçanërisht mbi te rejat e fundit teknologjike e luftarake.

“NSA dhe shërbimet izraelite të intelegjencës, bashkëpunojnë fuqishëm për interesat e tyre në Afrikën Veriore, Azinë Jugore, Republikat Islame dhe mbi të gjitha për interesat e tyre të ngushta në Lindjen e Mesme, ku bëhen edhe shkëmbimet më të mëdha të informacioneve,” shkruan mes tjerash në dokumentin sekret.

“Dokumentet e fundit kanë një fakt të pakontestueshëm: Agresione izraelit në Gaza do ishte i pamundur pa ndihmën konstante dhe mbrojtjen e vazhdueshme të SHBA-ve kundrejt shtetin hebre,”, shkruan e përditshmja britanike Guardian, njëherësh edhe media që ka disponuar të dhënat sekrete të Snowden.

Sipas autorit Glenn Greenwald, tani mund të kuptohet show mediatik që ofrohet nga perëndimi kundrejt Gazës, duke nënkuptuar se ata janë të pafuqishëm për të marrë hapa konkret për zbutjen e situatës dhe se kemi të bëjmë me sëmundjen “helplessness”.

Së fundi, Kongresi Amerikan aplikoi një ndihmë prej 225 milion dollarësh armatime për ushtrinë e izraelit./Portalb

Exit mobile version