Start i tmerrshëm, një “Komitë” mbetet pa dorë (Video +18)

Me incident tragjik ka filluar kampionati i 23-të, i Maqedonisë në futboll. Një tifoz i skuadrës së Vardarit, anëtar i grupit “Komiti”  ka humbur dorën kur policia kishte hedhur një shok bombë, ndërsa disa të tjetë kanë marë lëndime të rënda. E gjithë kjo ka ndodhur vetëm pak para fundit të ndeshjes në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir, ku luajtën ndeshjen dy ekipet rivale të përbetuara Pelisteri dhe Vardari (0:1).

Sipas informacioneve nga terreni që raportojnë mediat nga Manastiri, një pjese të “Komitëve” iu tregohet ndihma mjekësore. Ata që janë më rëndë të plagosur janë transportuar për në Klinikat e Shkupit.

Mediat lokale në Manastir gjithashtu raportojnë se pas ndeshjes ka pasur incidente serioze edhe në parkun e qytetit, pastaj në stacionin e autobusëve në Manastir. Megjithatë policia ka arritur të vëjë nën kontroll situatën.

Lajme të ngjashme

Back to top button