Site icon PORTALB

Rihanna promovon parfumin “Rouge Man”

Rihanna

Rihanna

Këngëtarja Rihanna ka prezantuar parfumin e saj më të ri të cilin e ka quajtur “Rouge Man”. Ajo ndjehet shumë e lumtur për këtë promovim dhe thotë se këtë ditë e ka pritur që shumë vite. Ndër të tjera, Rihanna është duke punuar për albumin e radhës, kurse turni i koncerteve të saj do filloj nga 7 gushti ku në fillim do përformojë me reperin Eminem

Këngëtarja Rihanna ka promovuar parfumin e saj me të ri të quajtur “Rouge Man”. Për ta prezantuar këtë parfum, ajo ka zgjedhur një model trupi i së cilit ishte i mbuluar me tatuazhe.Në disa fotografi bardh dhe zi të postuara në rrjetin Twitter, ajo e përshkruan lumturinë e saj për prezantimin e parfumit. “ Më në fund! #Rouge për djem do jetë në shtator! Kam pritur me vite për këtë moment!” shkruan ndër tjerash Rihana në rrjetin social Twitter.Në foto Rihanna gjendet prapa modelit duke e përqafur atë dhe duke ia ndjerë aromën e parfumit “ Rouge Man”.

Një ndjekës i saj në Twitter e komplimentoi atë për dukjen e modelit të saj që e kishte përzgjedhur për provomvimin e këtij parfumi dhe ajo ia ktheu duke i thënë së”Atij i vjen shumë erë e mirë”.Rihanna gjithashtu bëri një tjetër postim të cilin ua dedikon vajzave partneret e të cilave do e përdorin këtë parfum.

“Vajza!! Në shtatorin e nxeht partneret tuaj do vënë këtë parfum! Ju do dëshironi që t’ia vjedhni atij bluzen për shkak të aromës”, shkroi Rihanna.Po ashtu, para disa ditësh ajo u fotografua e veshur “casual” në një restorant në Manhatan. Rihanna kohët e fundit nuk ka prezantuar asnjë projekt të ri muzikor, mirëpo ajo po punon shumë për albumin e radhës. Turni i koncerteve të saj do të filloj me 7 gusht së bashku me Eminem, pas suksesit të duetit të fundit “Monster”.

Exit mobile version