Site icon PORTALB

iPhone 5S mund të bëhet edhe me tastierë!

iPhone 5S mund të bëhet edhe me tastierë!

iPhone 5S mund të bëhet edhe me tastierë!

Mbase ju kujtohet që me mbështjellësin e mëhershëm nga Typo, iPhone’i juaj mund të dukej shumë ngjashëm me BlackBerry, për shkak të tastierës fizike e cila ngjitej në telefon.

Në fakt, Typo 2 është një tastierë fizike shtesë e cila i ngjitet iPhone, për t’ua mundësuar përdoruesve të shkruajnë nga tastiera me butona, në vend të asaj elektronike e cila është e ndjeshme në prekje, shkruan gazeta Tribuna.

Mirëpo, problemi me versionin e parë të tastierës së Typo ishte se i ngjante shumë asaj të telefonave BlackBerry, dhe për këtë fakt, kjo e fundit nuk ishte aspak e lumtur, dhe vendosi ta padisë prodhuesin e tastierës Typo.

Edhe pse Typo tha se nuk e ka kopjuar dizajnin e tastierës së BlackBerry, modelin e dytë të tastierës e ka ndryshuar, dhe e ka quajtur Typo 2, ndërsa me këtë version nuk pritet të ketë më probleme me kompaninë kanadeze, e cila njihet për tastierën unike të telefonave të saj.

Typo 2 tashmë është vënë në para-porosi dhe e njëjta mund të blihet për 99 dollarë, dhe të vendoset në iPhone 5 apo iPhone 5S. Natyrisht, këtë do ta blini nëse jeni të interesuar që telefonin tuaj të Apple ta bëni me tastierë fizike, dhe ta përdorni si një mini-kompjuter personal.

Exit mobile version