Në ndeshjet ndërmjet trenit të udhëtarëve dhe atij transportues në afërsi të Manhajmit, në jug të Gjermanisë, janë lënduar 35 persona nga të cilët 4 persona kanë marrë lëndime të rënda.
Aksidenti ndodhi rreth të premtën orës 21.00 pasi treni transportues goditi trenin që transportonte 250 udhëtarë që udhëtonin për në Graz, Austri , njofton AFP.