Site icon PORTALB

“The Times of Israel”: Kur gjenocidi është i pranueshëm

Gazeta “The Times of Israel”, sot publikoi një opinion tronditës. Shkrimi që u fshi nga faqja online e gazetës ishte e shkrimtarit, Yochanan Gordon dhe mbante titullin nxitës: “Kur gjenocidi është i pranueshëm”.

“Ironikisht kemi të bëjmë me një popull që ka vuajtur gjenocidin nga Adolf Hitler gjatë Luftës së Dytë Botërore”, thotë shkrimtari i njohur izraelit.

Opinioni në fjalë nuk mbështet në mënyrë të drejtpërdrejtë gjenocidin ndaj palestinezëve, por në të njëjtën kohë edhe shtron pyetjen: Cila rrugë tjetër duhet ndjekur për të gjetur zgjidhje me një armik të kësaj natyre përveçse ta asgjësosh atë plotësisht?

Më tej Gordon argumenton se Hamasi nuk do të pranojë asnjëherë paqe dhe se Izraeli është i justifikuar për të bërë çdo që për të imponuar këtë.

“The Times of Israel” e hoqi tekstin nga faqja duke e fshirë, por për këtë ai nga hackerët u piratua dhe tash për tash në anglisht mund të lexohet në këtë link:

http://www.vox.com/2014/8/1/5959635/heres-the-full-text-of-the-deleted-time-of-israel-post-backing?utm_medium=social&utm_source=facebook&utm_campaign=ezraklein&utm_

 

Exit mobile version