Site icon PORTALB

Stavreski: Krahas buxhetit edhe rebalanci i arkës në Parlament

Zoran Stavrevski

Zoran Stavrevski

Qeveria konfirmoi   propozim buxhetin për vitin 2014 dhe përgatiti rebalancin e arkës buxhetore për këtë vit, të cilët sot do të paraqiten në Parlamentin e Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri për financa  Zoran Stavrevski, sqaroji se bëhet fjalë për rebalanc  të vogël në të cilën janë përfshirë dy pozicione, respektivisht  shtohen mjetet për Fondin e sigurimit pensional-invalidor, në vlerë prej 1.34 miliard denar, për shkak të harxhimeve më të mëdha në krahasim me indeksimin.

Rrebalanci  i prezantuar  nga Stavrevski, parasheh edhe hedhjen e mjeteve në ministrin e arsimit dhe shkencës, ne vlerë prej 430 milion denar, mjete këto të nevojshme për përgatitjen e laboratoreve.

Stavrevski, sqaroji se nuk do te ketë ndryshime tjera dhe se pozicionet tjera mbeten në kuadër të projektimeve të mëparshme.

Exit mobile version