Site icon PORTALB

Vajza i shkruan letër Obamës: Dua fytyra femrash në dollarë

Oprah

Oprah

Harrojeni fotografinë e George Washington në monedhën 1 dollarëshe. Aty se shpejti mund të jetë Eleanor Roosvelt.

Një letër e një vajze të re e cila i është dërguar presidentit amerikan , Barack Obama, ka shkaktuar një debat të madh në Amerikë.

Në letër, vajza i kërkon Obamës që të ketë edhe fytyra femrash në monedhën amerikane.

“Dhe ajo jep një listë të gjatë me emrat e mundshëm të cilët mund të jenë nëpër dollarët amerikan, emra që përfaqësojnë gra të njohura amerikane”, ka thënë Obama, duke e quajtur këtë një ide tepër të mirë, shkruan Yahoo.com.

Dhe në internet, menjëherë filluan shakatë.

“Dua ta shoh fytyrën e Rihannës ose të Beyonces në dollar”, ishte një nga komentet ndaj këtij debati.

 

Exit mobile version